Carlo Ancelotti ka folur rreth shkarkimit prej Bayern Munichut, duke tërhequr një paralele edhe me largimin prej Real Madridit.
Trajneri italian është shkarkuar papritmas prej skuadrës bavareze javën e kaluar pas një rebelimi të disa lojtarëve, të udhëhequr nga Arjen Robben dhe Franck Ribery.
“Unë do të kisha qenë këtu për ta marrë këtë çmim, por Bayerni më tha të bëj një pushim të hershëm”, u shpreh Ancelotti me rastin e marrjes së çmimit për librin autobiografik “Il Leader Calmo”.
“Nuk e di nëse mënyra ime e afrimit me lojtarët është e drejtë. Kur u largova nga Madridi, më thanë se isha shumë pranë lojtarëve, ndërsa Bayerni më shkarkoi se kisha krijuar një distancë me lojtarë”, tha italiani.
Ancelotti raportohet se është kandidati më serioz për të Giampiero Ventura në stolin e Italisë, por Carlito këmbënguli se nuk do të ndodhë për momentin.
“Unë ende dua të punoj dhe stërvit çdo ditë, kështu që nuk e kam menduar të marr drejtimin e ndonjë kombëtare. Do të jem trajneri i kombëtares italiane në momentin kur nuk dua të stërvit çdo ditë”, tha në fund Ancelotti.
Ndryshe, 58-vjeçari në të kaluarën ka drejtuar skuadra të tilla, si Juventus, Roma, Milan dhe Chelsea. /Telegrafi/