Carlo Ancelotti pranoi se lodhja ishte faktori kyç që Real Madridi pësoi humbjen 4-2 më Kupës së Spanjës ndaj Atletico Madridi.
Atletico Madridi u hakmor ndaj Real Madridit, duke i mposhtur në Copa del Rey dhe duke i eliminuar.
“Askush nuk e meritonte të humbiste. Kishte disa gabime sikur të nxënësve të shkollës dhe ky ishte çelësi”, citohet fillimisht Ancelotti nga faqja zyrtare e klubit.
“Ne ishim në disavantazh kundër Atlcticos sepse ata kishin një javë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe fizikisht ata kishin pak më shumë energji”.
“Por, ne konkurruam deri në minutën e 120-të dhe nuk dukej sikur ishim të lodhur. Tani kemi dy javë për të punuar mirë dhe për të përmirësuar gjendjen tonë fizike”, përfundoi trajneri i Real Madridit.
Ndryshe, koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, me Los Blancos që luftuan nga disavantazhet 1-0 dhe 2-1. Megjithatë, forma më e mirë fizike në fund funksionoi në favor të Atleticos dhe shënuan dy gola në vazhdime.
Los Blancos kanë luajtur tashmë pesë ndeshje këtë muaj, me Almerian e planifikuar për 21 janar. Pas kësaj, Real Madridi do të ketë një javë pushim. /Telegrafi/