Telegrafi

Ancelotti: Tragjedi nëse humbim titullin

“Nuk dua të them se është fati ynë ta fitojmë titullin. Është synimi ynë ta fitojmë atë. Ne kemi bërë punë fantastike dhe kemi edhe një ndeshje për të fituar. Ne duhet ta bëjmë më të mirën, të kemi sjellje të mirë në ndeshjen e fundit. Deri tani, ne e kemi merituar qëndrimin në pozitën e parë”.

“Do të ishte tragjedi nëse e humbim titullin pas 10 muajve punë intensive, punë fantastike çdo ditë. Do të ishte një katastrofë”, deklaroi Ancelotti për Daily Mirror. /Telegrafi/