Telegrafi

Ancelotti: Tottenham do të luftojë për titull sezonin e ardhshëm

Deklaratat e tilla të italianit vijnë në prag të derbit të sotëm londinez në White Hart Lane. Meqë Spurs luftojnë për pozitën e katërt, ndërsa blutë për titullin e kampionit të Anglisë, pritet që ndeshja të jetë shumë interesante, në të cilën të dyja ekipet do të kërkojnë nga tre pikë.

“Harry Redknapp po e bën punën në mënyrë të shkëlqyeshme në Tottenham. Ata ndoshta nuk kanë vazhdimësi, por tregojnë një futboll të kualitetit të lartë”.

“Ata kanë një ekip që dëshiron të luajë. Një ekip të mirë të mbushur me kualitet. Ata mund të jenë sfidues në sezonin e ardhshëm, ata mund të luftojë për titull”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/