Carlo Ancelotti është rikthyer në Spanjë për të drejtuar sërish Real Madridit, por që në fillim të aventurës do t’i duhet të përballet me telashe.
Sipas organeve tatimore spanjolle, trajneri italian i detyrohet shtetit spanjoll rreth 1.5 milionë euro.
Ky borxh vjen kryesisht prej taksave të papaguara dhe kamatë-vonesat, nga kontrata që pati më herët me Real Madridin.
Pikërisht për këtë arsye, organet tatimore kanë lëshuar një urdhër ndalese të pagës së trajnerit italian, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit prej 1.2 milion eurosh.
Për këtë arsye paga e parë e Ancelottit duket se do të vonojë disa muaj.
Edhe personazhe të tjerë të botës së futbollit kanë pasur probleme me sistemin fiskal spanjoll, duke përfshirë emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinh.
Të gjithë kishin gjetur marrëveshje me organet tatimore vetëm pasi kanë shkuar në gjykatë. /Telegrafi/