James Rodriguez thuhet se në këtë verë përfundimisht do të largohet nga Real Madridi.
Anësori kolumbiani nuk e ka bindur as në këtë herë Zinedine Zidanen dhe do të largohet me t’u hapur afati kalimtar i transferimeve.
Coronavirusi ka bllokuar të gjitha evenimente sportive, por Daily Star raporton se James po kërkohet me ngulm nga Evertoni.
Madje, bëhet e ditur se Carlo Ancelotti e ka telefonuar lojtarin që të kalojë në Goodison Park me të kaluar kjo krizë.
James thuhet se e dëshiron ribashkimin me trajnerin italian, pasi ishte aiqë e kishte transferuar nga Monaco te Los Blancos, dhe te Bayern Munichu e kishte marrë në formë huazimi.
Real Madridi thuhet se po kërkon 65 milionë euro nga shitja e kolumbianit, mirëpo Evertoni mund të marrë atë edhe për 50 milionë euro plus bonuset. /Telegrafi/