Telegrafi

Ancelotti thotë se nuk e lëndon paraqitja e skuadrës së tij ndaj Vallecanos, por një gjë tjetër

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 përballë Rayo Vallecanos në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Përkundër se krijuan raste pa fund, Los Blancos nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë dhe në fund nuk ia dolën të ndalnin tre pikët në kryeqytetin spanjoll.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë pas ndeshjes se nuk duhet të bëjnë dramë këtë barazim, pasi ishin skuadra më e mirë në fushë.

“Shumë mundësi u krijuan, na mungoi saktësia në repartin ofensivë. Jemi të lënduar nga rezultati, ndeshja ishte e mirë për mendimin tim”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Real Madridi e lë Grionan si lidere të vetme - ndalet në Bernabeu nga Rayo Vallecano

“Nuk jam i shqetësuar, loja është luajtur me krosime, me pasime vertikale… Ne u përpoqëm në të gjitha mënyrat, nuk ka funksionuar dhe kjo mund të ndodhë. E rëndësishme është ta krijojmë deri në fund dhe ta bëjmë. Ne jemi përpjekur deri në minutën e fundit”, vazhdoi tutje trajneri italian.

Tutje tekniku italian tha se te Reali janë shumë mirë dhe nuk kanë arsye që të bëjnë drama pasi loja është ajo që është e bukur.

“Ne jemi të lënduar nga rezultati, jo nga paraqitja. Ndonjëherë fiton një ndeshje që nuk e meriton dhe ndonjëherë nuk fiton një ndeshje që e meriton.

“Në tabelë jemi shumë mirë, jemi në luftë, shumë mirë në Ligën e Kampionëve dhe nuk duhet të bëjmë dramë

“Ka besim se do t’i bëjmë gjërat mirë, si në këtë ndeshje, sepse nuk i kemi bërë gjërat gabim përballë Vallecanos”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/