Telegrafi

Ancelotti thotë se Liga Premier është më mirë se Serie A, shpjegon edhe arsyet

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka shpjeguar se kampionati anglez, Liga Premier është më e mirë sesa kampionati italian, Serie A.

Italiani ka qenë në të kaluarën trajner i Juventusin dhe Milanit, ndërsa ka fituar çdo trofe të mundshëm vendor dhe evropian.

Megjithatë, Ancelotti, i cili tani drejton Evertonin ka thënë se kampionati anglez është më i mirë se ai italian.

“Liga Premier është shumë konkurruese. Ka shumë gjëra që mund të themi pse klubet e tyre janë më të mëdha se ato në Serie A”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Il Corriere dello Sport.

“Ka shumë taktika në Itali, të cilat çojnë në më pak intensitet. Liga Premier ka lojtarët më të mirë dhe trajnerët më të mirë”.

“Cilësia bën diferencën dhe kostot e cilësisë. Klubet kryesore italiane kanë vuajtur për shkak të pandemisë, ndërsa ato angleze më pak”.

“Akoma, Manchester City ishte në gjendje të nënshkruante Ruben Dias, Ferran Torres dhe Ake. Chelsea shpenzoi mbi 200 milionë euro për të nënshkruar me Werner, Havertz, Chilwell dhe Ziyech ndërsa Real Madrid dhe Barcelona nuk bënë asnjë nënshkrim fare”, përfundoi italiani. /Telegrafi/