Real Madridi do të përballet me Rayo Vallecanon në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.
Në konferencë për shtyp, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh i kënaqur me performancën e të tijve ndërsa theksoi se për sfidën e së dielës, në dispozicion rikthehet Arda Guller.
Ai u ndal fillimisht te mesfushori anglez Jude Bellingham për të cilin tha se është i kompletuar dhe nuk duhet të përmirësojë asgjë.
“Bellingham për momentin nuk ka asnjë defekt, nuk ka asgjë për të përmirësuar. Tani ka nevojë vetëm për vazhdimësi. Ajo që bën diferencën te lojtarët është pikërisht vazhdimësia dhe për fat ai e ka pasur edhe këtë”.
“Më befason sepse shpenzon shumë në aspektin fizik, nuk është natyrale për një lojtar të karakteristikave të tij, tha Ancelotti.
Ai foli edhe për dyshen brazilian Rodrygo dhe Vinicius Junior, derisa ka dhënë lajmin e madh se talenti turk Arda Guler është rikthyer dhe do të grumbullohet.
“Jam i bindur se Rodrygo dhe Vini në vazhdimësinë e sezonit do të shënojnë më shumë gola se Bellingham. E rëndësishme është që kur të mos shënojë Rodrygo dhe Vinicius të jetë Bellingham dhe Joselu. Por, unë nuk e kam me nxitimi, golat do të vijnë edhe për Rodrygo e Vinicius”.
“Arda Guler këtë javë nisi stërvitjet me grupin dhe do të jetë i grumbulluar për ndeshjen me Rayo Vallecanon. Pak nga pak do të nisë të marrë edhe minuta”, u shpreh Ancelotti. /Telegrafi/