Telegrafi

Ancelotti: Terry nuk është fajtor për dështimin

Chelsea përjetoi katastrofë në Stamford Bridge nga Manchester City dhe Ancelotti nuk e fsheh zhgënjimin, por refuzon të fajësojë ndonjë lojtar individualisht.

“Nëse sjelljet kontroverse të kapitenit kanë ndikuar në ekip? Nuk mendoj kështu. Ne e kemi humbur ndeshjen pasi kemi bërë gabime. Në pjesën e parë luajtëm mirë, kishim avantazh. Humbëm sepse Manchester City luajti një ndeshje të mirë dhe ne bëmë gabime”, ka thënë trajneri italian.

“Mendoj se Hilario (portieri) mundi të luajë më mirë, por edhe mbrojtja mund të ishte më e mirë. Ne e humbëm ekuilibrin kur e kishim ndeshje në duart tona”.

“Tash do të jetë më vështirë për ne, më lehtë për Manchester United. Ata janë vetëm një pikë prapa. I respektoj Manchester United dhe Arsenalin, ne duhet të punojmë më shumë. Tash kemi pauzë, ndërsa javën tjetër dëshirojmë të kemi reagim të mirë në Kupën FA”, ka shtuar mes tjerash Ancelotti./Telegrafi/