Telegrafi

Ancelotti: Terry është Maldini i Chelseat

Ancelotti këtë verë u largua nga rosonerët duke marrë drejtimin e Chelseat, ndërsa edhe Maldini u pensionua dhe që të dy lanë një zbrazëtirë të madhe që u vërejt këtë fillim sezoni te Milani.

“Sikur Maldini në Milan, Terry është lindur në këtë klub. Si Maldini, ai ka kaluar nëpër akademinë e këtij klubi. Dhe ai ka një ndjenjë të mirë për këtë klub, që është shumë e rëndësishme”, ka thënë Ancelotti për BBC./Telegrafi/