Telegrafi

Ancelotti: Terry është kapiten ideal

Capello ia mori shiritin kapitenit të Anglisë mbrojtësit të Bluve, si pasojë e problemeve në jetën personale të lojtarit, mirëpo Ancelotti është i vendosur që Terry të vazhdojë të udhëheqë Chelsean.

“Terry është një lider me kualitet të lartë, prandaj këto gjëra (çështjet personale) nuk më takojnë mua që t’i kem parasysh”.

“Ai është kapiteni ideal për këtë skuadër. Ai është rritur këtu dhe ka një histori këtu, dhe ai po tregohet i suksesshëm”, ka thënë Ancelotti për Sky Sport Italia. /Telegrafi/