Telegrafi

Ancelotti: Terry e humbi kontrollin

Terry jo vetëm që ia dhuroi një penalti Tottenhamit, por më pas u dërgua dhe në zhveshtore, me ç’rast u dha mundësi Spursave ta fitojnë sfidën.

“Unë kam qenë lojtar dhe shpeshherë ndodh që ju të mos jeni racional, të humbisni kontrollin. Ai kaloi një sezon fantastik. Ndoshta ndonjëherë ai ka pasur probleme dhe nuk luajti aq mirë, ndoshta ndaj Tottenhamit nuk luajti shumë mirë”.

“Ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund. Fakt është, Tottenham luajti më mirë se ne”, deklaroi Carlito për Sky Sports.

Ancelotti nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Didier Drogbas, pasi që ky i fundit është lënduar. /Telegrafi/