Site icon Telegrafi

Ancelotti: Do të pushojë 10 muaj, nuk marrë asnjë skuadër këtë sezon

Carlo Ancelotti konfirmoi se do të pushojë në 10 muajt e ardhshëm, kështu që nuk do të ketë skuadra tjera që do të drejtojë pasi ai u shkarkua nga Bayern Munich javën e kaluar.

Trajneri italian ishte cilësuar si një objektiv i mundshëm për Milanin, Chelsean, Romën apo edhe skuadrën e kombëtares së Italisë pas shkarkimit të tij nga detyra e trajnerit të Bavarezëve.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bayern Munich konfirmon shkarkimin e Ancelottit, tregon zëvendësuesin e tij (Foto)

Megjithatë, Ancelotti e ka mohuar këtë mundësi duke theksuar se ai do të pushoj për këta 10 muaj të mbetur të këtij sezoni.

“Unë do të pushoj në 10 muajt e ardhshëm, kështu që nuk ka skuadra të tjera për këtë sezon”, ka thënë Ancelotti për gazetarët kur arriti në Jeruzalem për një ndeshje bamirësie.

Lexo po ashtu Ancelotti flet pas shkarkimit nga Bayerni (Foto)

Ai u pyet për arsyet e shkarkimit të tij në Bayern Munich, në mes të raporteve që lojtarët e mëdhenj u kthyen kundër tij.

“Është më mirë të qëndrosh i qetë lidhje me këtë…”, ishte i shkurt italiani.

Pamje nga turneu “Ndihmo për paqe”

Këto deklarata të trajneri italian erdhën gjatë aktivitetit “Ndihmo për paqe”, ku po luajnë lojtarë të rinj me prejardhje të krishterë, myslimane dhe hebraike.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një takim që unë absolutisht dëshiroja ta ruaj. Fëmijët janë e ardhmja jonë”, përfundoi ish-trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version