Telegrafi

Ancelotti: Të gjithë në Itali do ta mbështesin Chelsean

Ancelotti ka reaguar pas kritikave të trajnerit Jose Mourinho në lidhje me suksesin e italianit te Blutë.

“Është e vërtetë se askush pas tij nuk ka fituar asgjë për Chelsean, mirëpo shumëkush vlerëson punën e Grant, i cili u afrua shumë në finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Ancelotti për Il Giornale.

Duke llogaritur reputacionin negativ që ka Mourinho në Itali, ish-trajneri i Milanit është i bindur se tifozët italianë do ta mbështesin Chelsean. /Telegrafi/