Telegrafi

Ancelotti: Tash Chelsea ka identitet

“Mendoj se Chelsea ka treguar një lojë të re këtë sezon, duke treguar personalitet dhe identitet”.

“Nganjëherë luajmë mirë, nganjëherë nuk luajmë një ndeshje aq të mirë. Mirëpo, secilën ndeshje, Chelsea e luan me personalitet, me një sistem të veçantë loje, po ashtu me një identitet të mirë”.

“Asnjëherë nuk mendoj se nëse nuk i fitoj ndeshjet, Roman do të më shkarkojë. Qëllimi im është të jap më të mirën për këtë skuadër, ashtu siç kam bërë edhe klubet tjera”, ka thënë ish-trajneri i Milanit. /Telegrafi/