Telegrafi

Ancelotti synon Ligën e Kampionëve me Chelsean

“Liga e Kampionëve për mua është gara më e mirë në botë. Chelsea ka një rekord të shkëlqyeshëm, pesë gjysmëfinale në gjashtë vite është rezultat i bukur, por ne kemi nevojë ta fitojmë atë dhe shpresoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë Ancelotti.

Rreth asaj se si do të arrijë t’i përshtatet karrierës menaxheriale në Angli, Ancelotti ka thënë: “I shoh të gjitha ndeshjet në televizor. Më pëlqen Liga Premier pasi mendoj se ka ekipe të shkëlqyeshme dhe luajnë futboll të mirë. Ndeshje më pak taktike, shumë të shpejta dhe më pëlqen ky futboll”.

“Në Itali ndeshjet janë shumë taktike. Ekipet vijnë të mbrohen mirë dhe vetëm pas kësaj sulmojnë, ndeshjet bazohen në kontroll dhe jo në shpejtësi”, ka shtuar italiani.