Ish-trajneri i Real Madridit në periudhën 2013-2015, Carlo Ancelotti, ka kritikuar hapur ish skuadrën e tij.
Kjo vjen pas presionit të madh që ushtron mbi skuadrën, për qetësinë që i mungon shpesh gjatë një sezoni dhe gjithashtu ka folur për dëmtimet e shumta të këtij sezoni, duke vënë nën akuzë stafin mjekësor.
“Ka pasur 22 dëmtime muskulore që prej fillimit të sezonit. Mund të nxirrni përfundimet që dëshironi, por në një klub si Reali kjo situatë nuk është normale. Disa gjëra nuk po bëhen si duhet aty”.
“Reali u mund nga Atletico dhe kanë nisur sërish problemet në Bernabeu. Kërkohen gjithnjë fajtorët dhe kjo nuk është një gjë e re”.
“Nuk mund të kalohet kaq shpejt nga euforia totale në dëshpërim total. Reali duhet të bëjë autokritikë, të analizojë gabimet e bëra dhe t’i zgjidhë. Nëse qëndrojnë të bashkuar, lojtarët dhe Zidane do t’ia dalin mbanë”, ka thënë Ancelotti.