Telegrafi

Ancelotti sulmon Barcën dhe Realin

“Ata kanë nevojë që të blejnë lojtarë. Ne jemi të kënaqur me skuadrën tonë, është një skuadër me përvojë dhe ndoshta mund të vazhdojmë kështu si është. Sezonin e kaluar bëmë vërtet mirë në Ligën Premier dhe ne kemi cilësinë dhe shkathtësinë për të bërë edhe më mirë në Ligën e Kampionëve”.

“Ne u eliminuam shumë herët sezonin e kaluar dhe duam të bëjmë më mirë. Nuk është e vërtet se Liga e Kampionëve është më e rëndësishme se Liga Premier, ne i konsiderojmë ato në të njëjtin nivel”, u shpreh Ancelotti. /Telegrafi/