Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, e ka cilësuar si “shumë të vështirë” Grupin C të Ligës së Kampionëve ku gjendet ekipi i tij.
Grupi C cilësohet si një nga “Grupet e Vdekjes” nga shorti i edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.
Kjo për shkak të prezencës në këtë klub të Liverpoolit dhe PSG-së, dy skuadra që Ancelotti i cilëson si favorite për ta fituar garën.
“Është grup shumë i vështirë”.
“Ne po luajmë ndaj dy prej favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve. Jam shumë i bindur se do të jetë e vështirë edhe për ta që të përballen me Napolin”, deklaroi Ancelotti.
Napoli edicionin e kaluar nuk arriti të kualifikohet nga grupi përkundër paraqitjeve shumë të mira. /Telegrafi/