Kylian Mbappe raportohet se pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores 3-2 të Real Madrid ndaj Deportivo Alaves.
Ylli francez u detyrua të largohej në pjesën e dytë pasi ndjeu dhimbje në kofshën e majtë.
Mbappe u ankua për shqetësim muskulor, gjë që çoi në zëvendësimin e tij në minutën e 80-të, kur Arda Guler u inkuadrua në vend të tij.
Real Madrid ka konfirmuar se Mbappe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët e ardhshme për të vlerësuar ashpërsinë e dëmtimit dhe për të siguruar që nuk ka dëme të qëndrueshme.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, menaxheri Carlo Ancelotti e minimizoi këtë çështje, duke deklaruar se Mbappe ishte thjesht i lodhur dhe kërkoi të zëvendësohej për të shmangur probleme të mëtejshme.
Falë deklaratës së Ancelottit tifozët e Realit janë më të qetë, pasi në asnjë mënyrë nuk duhej lëndimi i Mbappes në një periudhë kur Reali po ka vështirësi për t’i marrë fitoret. /Telegrafi/