Carlo Ancelotti ka sqaruar taktikat e tij mjeshtërore për të neutralizuar Liverpoolin dhe bëri shaka me golin e vonshëm të Lorenzo Insignes.
Napoli dominoi fuqishëm Liverpoolin, me Liverpoolin që dështoi të bënte një goditje të vetme në portë.
“Ekipi bëri mirë gjatë gjithë ndeshjes, asnjëherë nuk humbi kontrollin dhe Liverpooli nuk bëri asgjë. Nëse Mertens do të kishte shënuar më herët, do të kishim pasur më shumë vuajtje. Më mirë që shënuam në fund”, theksoi Carlito.
Ancelotti shokoi të gjithë kur vendosi të startonte me Nikola Maksimovic në atë që u duk një formacion 3-5-2, por vetëm në disa raste.
“Ne jemi mbrojtur me 4-4-2, njëjtë si shumë herë të tjera. Ajo që ndryshoi ishte ndërtimi i mbrojtjes, ku Maksimovic u përkujdes që të largohej presioni i lartë nga sulmuesit e Liverpoolit”.
“Mario Rui me një pozicion më të hapur shkaktoi më shumë probleme”.
“Ishte ndeshja që e kam pritur dhe gjithmonë pres nga ekipi. Shpresoj se me këtë fitore mund të ndërtojmë besim dhe mund të luajmë me më shumë liri”.
“Ju përgatitni ndeshjet në kokë dhe është krejt interpretim në fushë. Ne kemi testuar disa probleme, kemi punuar shumë për këtë fitore e cila na shtyen përpara si grup”, deklaroi Carlito. /Telegrafi/