Site icon Telegrafi

Ancelotti shpjegon arsyen e largimit nga Everton dhe bashkimin me Real Madridin

Trajneri i ri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka shpjeguar vendimin e tij për tu larguar nga Evertonit dhe bashkimin me Los Blancos.

Trajneri italian e bëri të qartë se kthimi në Real Madrid është një mundësi që ai nuk mund ta refuzonte, por ka mbetur i kënaqur me drejtimin e Evertonit.

“Unë do të doja të falënderoja Bordin e Drejtorëve, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë gjatë kohës sa isha në klub”.

“Unë kam respekt të madh për të gjithë që janë të lidhur me Evertonin”.

“Më ka pëlqyer të jem në Everton, por më është paraqitur një mundësi e papritur e cila besoj se është lëvizja e duhur për mua dhe familjen time në këtë kohë”, ka thënë Ancelotti.

Trajneri italian ka shkruar po ashtu edhe një ‘Twitter’, duke i falënderuar të gjithë në Everton.

“Unë do të doja të falënderoja Everton FC , lojtarët e mi dhe tifozët që më dhanë mundësinë për të menaxhuar këtë klub fantastik dhe historik”.

“Vendosa të largohem pasi kam një sfidë të re me një ekip që ishte gjithmonë në zemrën time, Real Madridi”.

“Unë largohem duke marrë me vete të gjitha momentet e mahnitshme që kemi përjetuar së bashku dhe i uroj Klubit dhe tifozëve të gjitha të mirat”, shkroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version