Site icon Telegrafi

Ancelotti shkruan akoma më shumë histori dhe vendos rekorde në Real Madrid

Carlo Ancelotti ka bërë histori përsëri duke u bërë trajneri i vetëm që ka fituar pesë herë Superkupën e UEFA-s, por trajnerët italianë fituan 13 edicione të këtij trofeu.

Italiani kishte paralajmëruar se nuk do të ishte një detyrë e lehtë kundër Atalantës së Gian Piero Gasperinit në Varshavë dhe për një orë ishte një ndeshje çuditërisht e barabartë, me Thibaut Courtois që bëri një pritje të jashtëzakonshme me majë të gishtave në goditjen me kokë të Mario Pasalic.

Pak çaste më vonë, Federico Valverde shënoi golin e parë nga afër, i ndjekur menjëherë nga Kylian Mbappe që shënoi në debutimin e tij.

Lexo po ashtu Real Madridi nënshtron Atalantan në pjesën e dytë dhe fiton Superkupën e Evropës - Kylian Mbappe debuton me gol te mbretërit

Kjo do të thotë që Ancelotti vendos një rekord tjetër, këtë herë si trajneri i parë që ka fituar pesë herë Superkupën e UEFA-s, duke lënë pas Pep Guardiolën me katër trofe.

Dy të parat u arritën në stolin e Milanit në vitet 2003 dhe 2007, pastaj Real Madridin në 2014, 2022 dhe 2024.

 

Ancelotti siguroi titullin e tij të 14-të si trajner i Real Madridit, i cili tani barazon Miguel Munoz si trajnerin më të suksesshëm në historinë e klubit për sa i përket trofeve të fituara.

Real Madrid është klubi i parë që fiton Superkupën e Evropës në gjashtë raste.

Çuditërisht, për shkak se Gasperini dhe Ancelotti janë italianë, kjo do të thotë se edhe para fillimit dihej tashmë se një trajner nga Gadishulli do të ishte fitues.

 

Kjo konfirmon rekordin e tyre të mahnitshëm në këtë garë, pasi trajnerët italianë kanë fituar 13 edicione të Superkupës së Evropës, lehtësisht më mirë se kombi tjetër pas tyre, pasi Spanja fitoi 10.

Ancelotti është tashmë trajneri i vetëm që ka fituar të pesë titujt kryesorë të Ligës Evropiane dhe pesë herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version