Telegrafi

Ancelotti: Sanchezit i pëlqen të simulojë

 Kiliani u rrëzua në zonë në minutën e fundit për të nxjerrë një penalti dhe Ancelotti beson se ai ishte një simulim nga sulmuesi i Barcelonës.

“Alexis e kërkoi kontaktin me portierin, nuk ishte penalti. Ishte një dhuratë nga gjyqtari”.

“Ne e kemi përvojën nga Alexis Sanchez, pasi në miqësoren e gushtit ai po ashtu simuloi. Ne e njohim atë. Atij i pëlqen të simulojë. Nuk është ndonjë gjë e re”, ka potencuar Ancelotti, që lëvdoi lojën e ekipit të tij. /Telegrafi/