Site icon Telegrafi

Ancelotti: Roma do ta mposhtë Interin për ta fituar Scudetton

“Interi është shumë i fortë. Ata kanë kualitet dhe forcë fizike. T’i mposhtësh ata është arritje e madhe për secilën skuadër. Roma do të fitojë nëse do të jetë Roma e vërtetë. Ata do të kenë raste, jam i sigurt për këtë”.

“Interi është i fortë në kundërsulme. Nëse ata e vjedhin topin, atëherë kurrë nuk falin. Ndeshja është vendimtare për Interin pasi që është në pyetje Scudetto. Roma duhet të besojë sepse kampionati është i gjatë”, ka thënë trajneri i Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version