Site icon Telegrafi

Ancelotti i qetë, përkundër momentit të keq të skuadrës

Bayern Munichu dështoi të fitonte për të dytën herë brenda katër ditëve në barazimin 1-1 në shtëpi me Kolnin, por pavarësisht kësaj, trajneri Carlo Ancelotti ishte i qetë në konferencën për media.

Humbja e të mërkurës nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve, ishte humbja e parë e 57-vjeçarit si trajner i bavarezëve, transmeton KP.

Ndërkaq, barazimi i kësaj fundjave, ishte i pari në Bundesliga këtë edicion.

Lexo po ashtu Bayerni ndalet nga Kolni (Video)

“Kemi të drejtë të jemi të zhgënjyer, por ne nuk duhet të shqetësohemi. Filluam mirë dhe kishim çdo gjë nën kontroll, por Kolni u përmirësua në pjesën e dytë”.

“Ne mund të kishim fituar ndeshjen, por Kolni kishte shanse për të marrë të tria pikët në shtëpi”, ka deklaruar Ancelotti.

Exit mobile version