Carlo Ancelotti pohon se përballja e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit krijon më shumë motivim sesa presion.
Real Madridi do të luajë në Parc des Princes sfidën e parë të të tetës së finales me një formë të paqëndrueshme, pasi i ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit.
“Kemi besim për nesër (e martë). Kjo ndeshje është aq e mirë sa për të qenë një finale e Ligës së Kampionëve. Jemi përballë një prej rivalëve më të mëdhenj për këtë trofe”, ka thënë italiani në konferencën për shtyp.
🔄 #UCL 🔄 pic.twitter.com/m2n7Rmh1QD
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 14, 2022
Ai e ka kujtuar kohën e kaluar te PSG dhe lidhjen me tifozët, ndërsa ka thënë se Mauricio Pochettino po bën një punë të mirë. Tutje, strategu e ka komentuar edhe presionin lidhur me këtë takim.
“Presioni i vetëm që kemi për nesër është që luajmë ndaj një ekipi të shkëlqyer si PSG, është më shumë motivim sesa presion. Nuk është ndeshje e vështirë për t’u përgatitur, të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar”, ka shtuar Ancelotti. /Telegrafi/
👔 @MrAncelotti: "Las sensaciones son buenas. Tenemos toda la confianza del mundo."#UCL pic.twitter.com/wGNIOMYg8w
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 14, 2022