Telegrafi

Ancelotti: Premier e rëndësishme sa edhe Champions

Shumica besojnë se historia e suksesshme e italianit në Ligën e Kampionëve ishte arsye kryesore për arritjen e tij në Stamford Bridge, por Ancelotti ka qenë i shpejtë për të mohuar këto supozime.

“Për Chelsean është e rëndësishme të fitojmë Ligën e Kampionëve, por po ashtu është e rëndësishme ta fitojmë edhe Ligën Premier në të njëjtën kohë. Ne do të bëjmë maksimumin që mundemi për t’i fituar të gjitha garat”, ka thënë ish-trajneri i Milanit.