Telegrafi

Ancelotti preferon Ligën e Kampionëve

Blutë kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kamionëve, ndërsa gjenden në krye të tabelës në Ligën Premier.

“E di se në Angli është e rëndësishme ta fitosh Ligën Premier. (Por) unë preferoj Ligën e Kampionëve”.

“Konsiderohet gara më e rëndësishme në Itali dhe më e rëndësishme në botë. Nëse mundemi do t’i fitojmë të dyja”, ka thënë Ancelotti për BBC Sport. /Telegrafi/