Telegrafi

Ancelotti: Pirlo? Ai është lojtar i … Chelseat!

Pirlo vazhdimisht është duke u lidhur me kalim në Chelsea gjatë javëve të fundit, ku do të mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti.

Drejtuesit e Milanit në një sërë rastesh kanë mohuar spekulimet se ai është para kalimit në Stamford Bridge dhe gjithmonë kanë thënë se askush nuk ka bërë ofertë për shërbimet e italianit.

“Nuk ka asnjë situatë të veçantë. Për momentin ai është lojtar i … Chelseat”, a thënë Ancelotti në konferencën e shtypit pas fitores 2-0 në miqësoren përballë Interit, duke i befasuar të gjithë gazetarët.

Por pas një pauze të shkurtë me buzëqeshje ai ka vazhduar: “Por, të gjithë e dini se dua të bëj shaka. Andrea është miku im më i mirë dhe një lojtar i shkëlqyeshëm”.