Telegrafi

Ancelotti përgjigjet nëse Bellingham dhe Mbappe do të luajnë në Superkupën e Evropës

Real Madridi po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fazën përgatitore para sezonit të ri.

Los Blancos kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore duke i humbur të dyja ato, derisa pas 10 ditësh do të luajnë në Superkupën e Evropës.

Deri më tani dy yjet më të mëdha të Realit, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham ende nuk kanë luajtur në ndeshje miqësore për shkak të pushimit.

Lexo po ashtu Dy ndeshje dy humbje, Ancelotti flet për formën katastrofale të Realit në miqësore

Megjithatë trajneri Carlo Ancelotti është përgjigjur nëse do t’i ketë në dispozicion ata për finalen e Superkupës së Evropës.

Trajneri italian ka thënë se si Mbappe ashtu edhe Bellingham do të jenë gati dhe do të luajnë më 14 gusht.

Lexo po ashtu Barcelona fiton klasiken e parë të sezonit, mposht Real Madridin në Amerikë – spikatin yjet e akademisë

“Mbappe do të startojë natyrisht në finale. Jude Bellingham gjithashtu. Të dy janë gati dhe do të jenë në finale”, deklaroi Ancelotti.

Dy yjet e mëdha do t’i bashkohen Real Madridit në stërvitje të mërkurën dhe do të jenë të gatshëm për finalen e Superkupës. /Telegrafi/