Site icon Telegrafi

Ancelotti përditëson gjendjen shëndetësore të Bellingham para El Clasicos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka këmbëngulur se Jude Bellingham është në dispozicion për t’u përballur me Barcelonën në El Clasico nesër (e shtunë).

Bellingham u largua në minutën e 89-të në fitoren 2-1 të Real Madridit Madridit kundër Bragas në Ligën e Kampionëve të martën.

Gazeta spanjolle El Partidazo ka raportuar se superylli anglez po vuante nga një shqetësim muskulor por që do kjo nuk do ta pengonte të luante ndaj Barcelonës.

Ancelotti ka konfirmuar se 20-vjeçari do të jetë në dispozicion për Real Madridin në një konferencë për shtyp para ndeshjes.

“Bellingham? Ai është mirë”, u shpreh tekniku italian kur u pyet për situatën e mesfushorit.

Ky është një lajm i mirë për tifozët madrilen pasi anglezi ka qenë protagonist kryesor i gjigantëve të La Ligës këtë sezon. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tre asistime në 12 ndeshje në të gjitha garat.

Ancelotti madje tha se nuk shqetësohet për formacionin e Barçës për El Clasico. Lojtarë të tillë si Robert Lewandowski dhe Frenkie de Jong u stërvitën përpara ndeshjes me pjesën tjetër të ekipit.

“Formacioni i Barcelonës? Nuk e di, gjëja më e rëndësishme për mua është që Bellingham do të luajë”, vazhdoi Ancelotti.

Lexo po ashtu Bellingham emëron momentin ikonik të Ronaldos si kujtimin e tij të preferuar të ndeshjeve El Clasico

Real Madridi do të hyjë në përballjen me Barcelonën si lider i tabelës. Ata kanë një pikë më shume se kampionët në fuqi, të cilët momentalisht pozicionohen në vendin e tretë.

Jude Bellingham ka qenë çelësi i fillimit të fuqishëm të ekipit të Ancelottit këtë sezon, duke shënuar tetë gola në nëntë ndeshje në La Liga.

Ai është golashënuesi më i mirë aktual në elitën e futbollit spanjoll, pasi ka shënuar tre gola më shumë se Lewandowski i Barcelonës./Telegrafi/


Exit mobile version