Carlo Ancelotti e ka bërë të qartë se nëse ndonjë nga lojtarët e tij që luan te Real Madridit dëshiron të largohet, ai nuk do t’i pengojë.
Italiani është pyetur konkretisht nëse do të lejonte që një lojtar siç është Eden Hazard, të largohej nëse ai do ta kërkonte largimin.
Ancelotti ishte i qartë në përgjigje, jo vetëm për belgun, por për cilindo lojtarë që kërkon largimin.
“Unë kurrë në karrierën time si trajner nuk kam detyruar një lojtar që dëshiron të largohet të qëndrojë”.
“Në mendimit tim, nuk kam dyshime për këtë gjë. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ai do të largohet. Nuk ka shumë dyshim për këtë”, ka thënë Ancelotti.
Belgu ka vuajtur shumë nga dëmtimet te Real Madridi dhe asnjëherë nuk ka mundur të tregojë vlerat e veta. /Telegrafi/