Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuhet se ka pasur një ‘bisedë speciale’ me dy veteranët e ekipit, Toni Kroos dhe Luka Modric.
Sipas gazetarit të Marca, Jose Felix, italiani theksoi një rol të rëndësishëm të mesfushorëve më të rinj të Real Madridit këtë sezon, duke shpjeguar se ka një ndryshim të vazhdueshëm brezash në klub.
Megjithatë, Ancelotti i siguroi veteranët se ata do të vazhdojnë të luajnë një rol vendimtar këtë sezon, veçanërisht kur Los Blanco do të fillojnë të luajnë dy ndeshje në javë.
Trajneri i Real Madridit donte të sigurohej që të mos ketë konflikt me dy ‘peshat e rënda’ pasi ata u larguan nga formacioni titullarë në fillim të sezonit.
Në këtë sezon, Ancelotti preferon të përdorë një formacion të ri ‘diamant’ me Federico Valverde, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga dhe Jude Bellingham si mesfushorë startues.
Kroos dhe Modric pritet të largohen nga Real Madridi verën e ardhshme. Ky duket të jetë sezoni i tyre i fundit me mbretërit. /Telegrafi/