Ai është trajneri me më së shumti ndeshje në Ligën Premier, por nuk e ka fituar titullin që nga viti 2004.
Klubi janë duke u marr më shumë me largimin e Alexis Sanchez drejt Manchester Cityt, por tashmë ka edhe një çështje tjetër në klub.
Kryesia e klubit të ‘Gunners’ kanë vendosur që në fund të vitit ta lirojnë nga detyra, Arsene Wengerin.
Francezi 68 vjeçar është në klub qe 21 vite, ndërsa kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2019.
Për zëvendësues të tij shihet Carlo Ancelotti.
Trajneri italian ka fituar 20 tituj në pesë shtete të ndryshme, ndërsa edhe më parë ka qenë në Londër te Chelsea.
Arsenali kërkon trofe pasi ka investuar shumë para në vitet e fundit dhe titulli mungon.
Kontrata për trajnerin do të jetë 40 milionë euro për 4 vite. /Telegrafi/