Carlo Ancelotti ka pranuar se Bayern Munichu po mbesin prapa në përgatitjen e tyre për sezonin e ardhshëm pas humbjes 4-0 të së shtunës ndaj Milanit.
Milani ka mposhtur Bayernin në “International Champions Cup” me rezultat të thellë 4-0 dhe kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri Ancelotti, i cili kërkon nga skuadra të punojë shumë që sezoni i ri mos t’i zë me këtë formë.
“Ne kemi nevojë për më shumë kohë”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes në humbjen e tyre ndaj Rossonerëve.
“Ne nuk luajtëm mirë, të gjithë menduam se na mungonte ekuilibri. Ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ri dhe jemi duke mbetur prapa”.
“Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të jemi gati për fillimin e sezonit”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/