Telegrafi

Ancelotti pas humbjes kundër Arsenalit: Nuk ia kemi frikën askujt

Carlo Ancelotti (Foto by Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Arsenal me meritë e mundi Napolin në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.

Italianët mund të jenë të lumtur me rezultatin 2:0 pasi portieri Alex Meret shpëtoi disa herë napolitanët për të mos pësuar humbje të thellë.

Megjithëse pësuan humbje, Carlo Ancelotti beson se mund ta përmbys rezultatin kur ndeshja e dytë zhvillohet në Itali.

Mesut Ozil (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

“Do të ketë një atmosferë ndryshe, ne do të luajmë para publikut tonë, nuk do të jetë e lehtë, por kemi besim dhe do ta dëshmojmë se kemi aftësi për të shënuar gola për Arsenalin”, tha ai.

“Ne humbëm ndeshjen në 20 minutat e para sepse nuk u mbrojtëm mirë. Nuk duhet ta dramatizojmë rezultatin”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Arsenal 2-0 Napoli: Vlerësimi për Hysajn dhe të tjerët

“E dinim se do të ishte e vështirë, tani nuk kemi asgjë për t’u frikësuar dhe duhet të tregojmë gjithçka që kemi”, tha ekspert italian me përvojë.

Ndryshe, ndeshja e dytë mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 18 prill (e enjte) në stadiumin e San Paulos. /Telegrafi/