Arsenal me meritë e mundi Napolin në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.
Italianët mund të jenë të lumtur me rezultatin 2:0 pasi portieri Alex Meret shpëtoi disa herë napolitanët për të mos pësuar humbje të thellë.
Megjithëse pësuan humbje, Carlo Ancelotti beson se mund ta përmbys rezultatin kur ndeshja e dytë zhvillohet në Itali.
“Do të ketë një atmosferë ndryshe, ne do të luajmë para publikut tonë, nuk do të jetë e lehtë, por kemi besim dhe do ta dëshmojmë se kemi aftësi për të shënuar gola për Arsenalin”, tha ai.
“Ne humbëm ndeshjen në 20 minutat e para sepse nuk u mbrojtëm mirë. Nuk duhet ta dramatizojmë rezultatin”.
“E dinim se do të ishte e vështirë, tani nuk kemi asgjë për t’u frikësuar dhe duhet të tregojmë gjithçka që kemi”, tha ekspert italian me përvojë.
Ndryshe, ndeshja e dytë mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 18 prill (e enjte) në stadiumin e San Paulos. /Telegrafi/