Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ndihet i dëshpëruar me humbjen e ekipit të tij në shtëpi nga Sheriff Tiraspol me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve.
Vizitorët kaluan në epërsi 1-0, por një pjesë e dytë e fortë nga Los Blancos, duke përfshirë një penallti të Karim Benzema, i bëri të gjithë të besonin se 13-herë kampionët e Evropës do të riktheheshin dhe të fitonin.
Por, ndeshja mori përsëri drejtim të ‘kundërt’ me një gol të mrekullueshëm të Sebastien Thill, i cili ia siguroi ekipit të tij fitoren 2-1.
“Ne po ndihemi të mërzitur në vend që të shqetësohemi sepse kishim mundësinë të kishim tre pikët. Ekipi bëri punën e tij dhe luajti me intensitet dhe përkushtim të madh” ka thënë fillimisht Ancelotti.
🎙️ @MrAncelotti: "We are worried because with the match we played we could have won 3 points. But more than worried we are sad because I think the team did well. They played with intensity and sacrifice."#UCL pic.twitter.com/yvSZXrxKCi
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 28, 2021
“Kishte shumë shanse dhe mund të kishim bërë më mirë në 30 metrat e fundit. Është e vështirë të shpjegosh humbjen kur shikon performancën që kemi bërë”.
“Ky mund të jetë një mësim i mirë për të ardhmen. Ne po flasim për një humbje kur ekipi nuk meritonte të humbiste, duke pasur parasysh mënyrën se si ne u paraqitem”.
“Sheriffi u mbrojt shumë mirë dhe ishte i shtrënguar në pjesën e pasme. Ne u lidhëm mirë dhe thyem prapavijën e tyre shumë herë. Aty ku e lamë veten poshtë ishte në detajet e imëta. Ne e kemi humbur ndeshjen sepse patëm një fat të keq”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/