Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka kritikuar lojtarët e tij dhe gjyqtarin Viktor Kassai pas ndeshjes.
Bayerni u eliminua pas lojës shtesë nga Reali Madridi me rezultat 4-2.
“Kassai? Ishte më i dobët se sa Bayerni im”, ka thënë Ancelotti.
“Nuk mendoj se Real Madridi ka ndikim te gjyqtarët. Gjyqtarët sot gabuan. Kam qenë kundër teknoligjisë në futboll, por e shoh si të domosdoshme sot”.
Bayerni është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Paraqitje e gjyqtarit hungarez Kassai është kritikuar nga shumë njohës të futbollit. /Telegrafi/