Carlo Ancelotti kritikoi kalendarin e futbollit spanjoll pas fitores së vonshme të Real Madridit ndaj Elches në Kupën e Mbretit, duke e cilësuar atë si qesharak.
Los Blancos ishin në ‘litar’ duke humbur 1-0 në vazhdime, por u rikuperuan pas dy golave të vona nga Iscos dhe Eden Hazard.
Por, kalimi në çerekfinale ka të metat e veta, pasi do të thotë më shumë ndeshje për Los Blancos në një kalendar tashmë të ngjeshur.
Kjo e ka irrituar trajnerin italian të Real Madridit, Ancelottin, i cili e ka cilësuar qesharak orarin.
“Çfarë mund të them? Orari është i pakuptimtë”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes ndaj Elches.
“Duhet të ndryshojë, autoritetet duhet të kuptojnë se çfarë po bëjnë”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/