Telegrafi

Ancelotti optimist para sfidës së nesërme

Carlo Ancelotti ka deklaruar se i duhet të ndryshoj disa futbollistë për sfidën e nesërme të Bundesligës ndaj Kolnit.

Bayern Munich e pret në shtëpi Kolnin e Mërgim Mavrajt në ndeshjen e vlefshme për kampionatin gjerman, teksa trajneri italian respekton shumë kundërshtarin duke i cilësuar si një skuadër shumë e mirë.

“Jemi të përqendruar maksimalisht te ndeshja ndaj Kolnit. Nuk kemi pasur shumë kohë për të rikuperuar energjitë dhe më duhet të ndryshoj disa lojtarë në formacionin titullar”, ka deklaruar Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Lexo po ashtu Statistikë: Neymar lë mbrapa në këtë aspekt në Ligën e Kampionëve ekipe si Bayern e Juventus

“Kolni është një skuadër shumë e mirë. Ata janë surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni. Po paraqiten në mënyrë të shkëlqyer dhe po marrin rezultate pozitive”.

“Unë njoh shumë mirë sulmuesin kryesor të Kolnit, Anthony Modeste, sepse ai luante në kampionatin francez kur unë kam qenë pjesë e Paris Saint Germain. Është një lojtar shumë i rrezikshëm”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/