Telegrafi

Ancelotti nuk pret harxhime të mëdha gjatë verë

Ancelotti konfirmoi se pas finales së Kupës FA që Chelsea e zhvillon nesër kundër Portsmouth, ai do të ulet me bordin e klubit në fund të sezonit dhe do të diskutojë planet e transferimit, por ai nuk do të bëjë kërkesa për lojtarë të rinj.

“Ne do të kemi një takim me klubin pas kësaj ndeshje dhe do të marrim vendim për të ardhmen. Nuk kam nevojë të kem [lojtar] dhuratë për mua. Së bashku do të marrim një vendim”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/