Telegrafi

Ancelotti nuk llogarit në të: Real Madridi do të shpëtojë nga blerja e tyre më e keqe në histori në këtë verë

Carlo Ancelotti nuk llogaritë më në shërbimet e Eden Hazard dhe dëshiron ta heqë qafe këtë verë.

Gazetari Fabrizio Romano njoftoi se Real Madridi dhe të besuarit e Hazardit kanë nisur tashmë negociatat për një ndarje të mundshme dhe sipas tij vetëm largimi i Carlo Ancelottit nga Reali mund ta ndryshojë situatën.

Romano njoftoi në Twitter se vendimi përfundimtar për fatin e belgut do të merret brenda një ose dy javëve të ardhshme.

Hazard erdhi te Reali në verën e vitit 2019 me pritshmëri të mëdha dhe me një çmim rekord. Chelsea e shiti një nga futbollistët më të mirë në botë për 115 milionë euro.

Belgu u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, më i shtrenjtë se Ronaldo dhe Bale, i paguar tre herë më shumë se ModriC dhe Courtois dhe gati pesë herë më shumë se Kroos.

Real e solli atë si pasardhësin e Ronaldos, por Hazard doli të ishte një nga nënshkrimet më të këqija në historinë e Realit.

Ndoshta më e keqja duke marrë parasysh paratë e shpenzuara. Që kur mbërriti në Madrid, Hazard nuk është as një hije e lojtarit që ishte në Lille dhe Chelsea.

Lexo po ashtu Obi Mikel zbulon detaje për Hazardin sa ishin në Chelsea: Ai ishte dembel në stërvitje dhe e donte shumë ushqimin

Ai është krejtësisht i painteresuar për futbollin, në vend që të shënojë gola, shton peshë dhe nuk tregon dëshirë për të ndryshuar situatën.

Nga vera e vitit 2019 deri në fund të dimrit të 2022, ai luajti vetëm 73 ndeshje për Realin dhe këtë sezon ai u shfaq vetëm shtatë herë, nga të cilat vetëm dy herë në ekipin e parë.

Në të gjitha El Clasicot e luajtura që kur mbërriti në Madrid, ai nuk mori asnjë minutë. Ancelotti ka hequr dorë nga Hazard dhe nuk e dëshiron më atë në dhomën e zhveshjes. /Telegrafi/