Telegrafi

Ancelotti: Nuk kemi një identitet loje sepse nuk duam ta kemi atë

Carlo Ancelotti ka kaluar nëpër sallën e shtypit të Valdebebas, teksa ka folur në një konferencë shtypi mbi stilin dhe mënyrën e lojës së Real Madridit.

Real Madridi e ka nisur me formë të përzier vitin 2023, por edhe të gjithë sezonin, pasi shpeshherë ka dështuar të marrë rezultate pozitive të vazhdueshme.

Kritikat në drejtim të Real Madridit nuk kanë munguar këtë sezon dhe së fundmi Ancelotti ka dashur të flasë ndaj këtyre kritikave dhe të sqaroj idenë mbi stilin e tyre të lojës.

Lexo po ashtu Carlo Ancelotti, një makth për Diego Simeonen

Kritika për lojën

“Në futboll ka momente vështirësie, ne e dimë mirë. Duhet të kesh kokën e ftohtë. Kjo është e gjitha. Në momentet e vështirësisë është e rëndësishme ta kesh këtë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Futbolli të jep mundësinë të dalësh. Momenti i mirë mund të vijë shpejt. Duhet të jesh gjithmonë i përqendruar”.

Stili dhe mënyra e lojës

“Ata e thanë edhe vitin e kaluar. Ne kemi futboll. Ndonjëherë e bëjmë mirë dhe ndonjëherë më pak”.

“Real Madridi ka një identitet të qartë. Për arsyen e thjeshtë se dëshiron ta ketë atë. Ne jemi një ekip që di të bëjë shumë gjëra, jo vetëm një. Dhe kjo më pëlqen”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/