Site icon Telegrafi

Ancelotti: Nuk kam asgjë personale kundër Hazardit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti këmbëngul se nuk ka asnjë problem me sulmuesin belg, Eden Hazard.

Hazard nuk po arrin assesi të bind trajnerin italian dhe të fitojë minuta për Real Madridin.

Megjithatë, Ancelotti ka thënë se belgu nuk ka bërë mjaftueshëm për të garantuar një vend titullari.

Lexo po ashtu Bale shihet duke qeshur me Hazardin pasi belgut iu kërkuar të ulej në stol pas 30 minutave ngrohje

“Kur them se nuk ka ndodhur asgjë, i referohem situatës së tij personale dhe marrëdhënies”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Asgjë nuk ka ndodhur për sa i përket gjendjes fizike, ai është mirë dhe po stërvitet mirë. Përveç kësaj, duhet të marr një vendim tjetër”.

“Fakti që Hazard nuk luan në një ndeshje të caktuar është sepse unë zgjedh të luaj me një lojtar tjetër, por Hazard kundër Elches shënoi”.

Lexo po ashtu Real Madridi ka gjashtë ‘Dembele’ në skuadrën e tyre

“Ai ka luajtur kur kam besuar se ai mund të ndihmojë ekipin dhe ai e ka bërë këtë”.

“Megjithatë, nuk është asgjë të bëjë me aftësinë e tij fizike apo për arsye personale, ne nuk po fshehim asgjë këtu”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version