Telegrafi

Ancelotti: Nuk ka transfere

Lucas Moura është transferi i vetëm i ri i francezëve edhe pse formalitetet dhe shuma prej 45 milionë eurosh u paguan verës.

“Ai është lojtar i madh, lojtar i ri që do të jetë e ardhmja e këtij klubi. Ne jemi të kënaqur se pse nuk ishte lehtë të transferojmë një lojtar të rëndësishëm sikur ai. Por, ne nuk do të bëjmë transfere të reja pasi tashmë kemi ekip shumë të mirë”.

“Ne bëmë transfere të mëdha gjatë verës dhe transferuam disa lojtarë. Nuk ka nevojë që të transferojmë lojtarë të tjerë”, ka potencuar Ancelotti për L’Equipe.