Telegrafi

Ancelotti: Nuk ka gjasa të shitet Deco

“Jo, ai nuk dëshiron të ndryshojë ekipin dhe as ne nuk dëshirojmë”, ka thënë Ancelotti.

“Ai është duke ia dalë shumë mirë, është shumë i motivuar të qëndrojë dhe të luajë. Ky është një sezon i rëndësishëm për të para Kupës Botërore dhe ai luajti mirë sonte”, ka thënë Ancelotti.

Deco ishte autor i golit të tretë në fitoren 3-1 të Chelsat ndaj Sunderlandit.