Telegrafi

Ancelotti: Nuk është e vërtetë

“Ashley Cole te Reali? Nuk është e vërtetë. Drogba të largohet? Nuk është e vërtetë”, theksoi dy herë radhazi Ancelotti.

I pyetur nëse Blutë e Londrës janë në kërkim të argjentinasit Sergio Aguero, Ancelotti ishte përsëri i prerë.

“Jo, nuk është e vërtetë”, përfundoi ‘Carlito’.

Në ndërkohë, mësohet se Didier Drogba ka pësuar një dëmtim si pasojë e të cilit nuk do të jetë në gjendje gatishmërie në start të sezonit të ri në Ligën Premier. /Telegrafi/